Frymë e re fashizmi…

8 Nëntor 2012 Lini një koment
” Është një individ i lirë, që shpreh haptazi mendimet e tij….e që sjell kontribute të mira si komentues në PTF “… çuditërisht, këtij zagari (Ardian Vehbiut), çdo gjë që flet kundër patriotizmit shqiptar, ose që fut xixa ndërmjet shqiptarëve, paraqet një kontribut (të mirë) intelektual!!!

mezi pret që të vijë ndonjë Doandan, Lubonjëshmit, apo karagjozi i parë i rradhës që të flasë kundër asaj çka është shqiptare, dhe ky njeri të ndihet i lumtur që të “pasurojë intelektualisht” blogun e tij.

Prapë me Vehbiun…

1 Nëntor 2012 Lini një koment

Kisha kaq kohë që merresha me përpjekjet e këtij titani të çmitizimit, dhe me përpjekjet e tij për të më mbushur mëndjen se turma është kokpalarë dhe që di të mbështillet vetëm me flamur.

Vuajtjet dhe dhimbjet e tij patologjike, ndaj patriotizmit, nacionalizmit, apo ndaj gjithçkaje që mund të shfaqej duke tundur flamurin shqiptar,  arrijnë deri atje sa të konsiderojë çdo përpjekje për të mbajtur gjallë patriotizmin, si një lëvizje dumbabiste katundareske.
Unë “katundari” i varfër, që me gjithë përpjekjet e Vehbiut, prap nuk turpërohem dhe aq në sytë e botës që të them se jam shqiptar, sot, sapo hap sytë, shikoj një artikull që flet për Mesazhet paraprake të zonjës Klinton ndaj Tiranës

Nuk besoj se do habitet Vehbiu (nuk ka gjë që e habit më shumë se ata që brohorasin për Skënderbeun apo Nënë Terezën), s’besoj se do marrë mundimin të shkruajë ndonjë gjë rreth vizitës së Klintonit në Shqipëri (përjashto rastin, nëse do t’i vidhet ora), por pasi na ka çarë trapin duke na quajtur turmë, kokpalarë, apo katundarë sepse emocionoheshim me optimizmin e Aleancës kuqezi, apo që ngrinim lart figurën e kolonel Pashajit, do të doja që të shtonte që edhe Klinton është pjesë e turmës (meqë ka ftuar AKZ dhe Kolonelin në bisedime)… Sepse, është e natyrshme që Zonja Klinton të ketë mbetur injorante, ajo nuk do ketë frekuentuar dhe të ketë lexuar biblën e qytetarizimit, siç është Peizazhe të Fjalës

Kategori: ardian Vehbiu Etiketa:

Moçalet e padijes…

15 Shtator 2012 Lini një koment

Pasi gjuhëtari (!!) Ardian Vehbiu, foli për pellazgët, Skënderbeun, mitet, gjenral Pashën dhe se ç’rëndësi ka një copë det ku nuk ka as peshk, edhe pse për momentin po merret me disa leksione “civilizimi” (tipike për sorosianët) rreth moderimeve, nuk ngurron që mes perlave të tjera të lëshojë edhe ndonjë tjetër si: “shqipja e sotme mbuloj rrjedh nga latinishtja manipulare.

Ky gjuhëtar, që nuk lë rastin të ironizojë me ata që me fjalë shqipe spjegojnë prejardhjen e fjalëve që përdorin gjuhët e tjera, me aq gomarllëk, siç ai akuzon të tjerët, lëshon vetëm bajgën e rradhës pa dhënë burimin se nga i erdhi kjo perlë… që as nuk kishte të bënte fare me temën e trajtuar.

Kategori: ardian Vehbiu Etiketa:

Patosi ynë kritik

9 Shtator 2012 Lini një koment
Shpesh, vdekja i lë njerëzit pa fjalë… dhe, ashtu të pafjalë, njerëzit i drejtohen metaforave dhe krahasimeve për të shprehur ndjesinë që i ndjeri i ka lënë autorit që shprehet në atë mënyrë.
Të bësh kritikë është e lehtë… i takon ta kesh thikën, nga ana e dorezës, thonë italianët. Kjo mund t’i shkojë për shtat grindavecëve anonimë si puna ime, por kur bëhet nga doktor/profesor/gjuhtar/analist etj etj (të tjerat ti shtojë vetë Vehbiu), lë një shije të keqe… sepse Vehbiu arrin të shikojë “qimen në syrin e tjetri”, por harron “trarin” në syrin e tij, ku, vetëm para disa kohësh, me rastin e vdekjes së dikujt tjetër, ishte vetë Vehbiu që “kaloi masën”, duke anashkaluar simbole raionale (si Homeri) dhe duke përdorur simbole universale (si kryqi), duke u shprehur: “… do të jetë kryqi ynë, të cilin do e mbajmë në shpinë gjithë jetën”.
Bla-bla-bla-të e Vehbiut, mund t’i ndiqni këtu: Patosi ynë nekrologjik

Shqipo mbyllet

8 Maj 2011 Lini një koment

Shqipo do të mbyllet së shpejti. Anëtarët e regjistruar janë të lutur të transferojnë blogjet e tyre drejt shërbimeve të tjera si WordPress.com apo Blogspot.

Ky ishte lajmërimi tek faqja kryesore e Shqipo

A mund të kesh besim tek webmasterat shqiptarë???

Kategori: Lajmet e fundit

Ja vlen të shihet

27 Mars 2011 Lini një koment
Kategori: Pa kategori Etiketa:

Për kohën e lirë.

26 Mars 2011 Lini një koment

Më poshtë keni disa skema (një lloj varianti i Sudokut):

loja-variant-i-sudokut1.gifKlikoni mbi figurë për ta parë të zmadhuar dhe stampuar.

Pse them që Lubonja është IDJOT?

22 Mars 2011 Lini një koment

Në një nga artikujt e tij të fundit, Pse jam pro regjistrimit, ishte dhe citimi që, Lubonja shpaloste si provë, i një komenti të një lexuesi të tij, të sjellë më poshtë:
“Një tjetër nga Kanadaja më shkruante se numri i shqiptarëve që kanë marrë shtetësi kanadeze para katër vjetësh, ishte 22957. Pra, gati 20 herë më shumë sesa ata (1500) që sipas Spahiut paskan ndërruar përkatësinë etnike në Shqipëri.”

Përtej gomarllëqeve të tjera që shpalos në emër të demokratizimit (të ëndërruar prej tij), mua më bën përshtypje (jo edhe aq xhanëm, sepse tashmë ja njoh kapacitetin), se si ky analist, kaq me emër në Shqipëri, nuk është në gjëndje të dallojë se nuk është e njëjta gjë që të krahasosh shqiptarët që marrin shtetësinë kanadese në Kanada me shqiptarët që marrin shtetësinë greke në Shqipëri.
Mos ndoshta Lubonja mund të na sjellë ndonjë shembull (i ndihmuar edhe nga “lexuesit” e tij) ku, në shtetet e demokracive perëndimore, të ketë qytetarë vendas apo të huaj që të kërkojnë që të deklarohen me kombësi të një shteti tjetër?

Kategori: Pa kategori Etiketa: , ,

“Filantropi” Soros…

6 Mars 2011 Lini një koment

George Soros, disa kohë më parë, në World Economic Forum në Davos, paralajmëronte se ari/floriri do të ishte flluska e rradhës që do i shpërthente ekonomosë botërore.

Vetëm disa ditë më pas, u pa qartë se fondet e tija të investimeve ishin ndër më aktivët (bashkë me kinezët) në blerjen e këtij metali të çmuar.

Nëse në momentin e parë, fjala e Sorosit u duk si fjala e dikujt që, me eksperiencën e tij, kërkonte të paralajmëronte për rreziqet që i paraqiteshin ekonomisë globale, faktet na kthejnë në realitetin kokëfortë për të na thënë se KA QËNË, ËSHTË DHE MBETET një spekulator i paskrupullt.
Të konsiderosh Sorosin si filantrop, është si të konsiderosh Suden bankë ndërkombëtare…

Artikull në anglisht këtu më poshtë: Lexoni më tepër…

Kategori: Si e mendoj unë Etiketa:

tek dentisti

27 Shkurt 2011 1 koment

dentisti.jpg

Kategori: humor Etiketa: , ,